Urimi i Pashkëve nga Sali Berisha

Pashkët: Berisha shpreh urimin për një festë të ardhshme pa “të keqen që na rrethon”

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përcjellë mesazhin e tij urues për besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve.

Në një prononcim për mediat, dhënë pranë Katedrales Ortodokse në Tiranë, zoti Berisha foli për rëndësinë e figurës së Jezu Krishtit, duke e cilësuar atë si “mbret, burrë dhe hyj”. Ai theksoi ndikimin e thellë që mësimet e Krishtit kanë pasur në formimin e vlerave të botës perëndimore.

“Me mësimet e tij ndikoi më shumë se kushdo tjetër në moralin e qytetërimit perëndimor,” u shpreh Berisha.

Në fund të deklaratës së tij, kreu i Partisë Demokratike uroi besimtarët për festën:

“Besimtarëve ortodoksë dhe të gjithë besimtarëve të Zotit, ju uroj këtë ditë Pashke, ditë e shenjtë e ngjalljes së Krishtit Mbret, burrit, Hyjit, që me mësimet e tij ka ndikuar më shumë se kushdo tjetër në moralin e qytetërimit perëndimor. Uroj që pashkën tjetër ta festojmë pa këtë të keqe të madhe që na ka rënë për hise këto vite. Gëzuar!”

Scroll to Top