Vajzë 12-vjeçare abuzuar në Pogradec, ADN vërteton autorin

Ngjarje e rëndë në Pogradec: Vajzë 12-vjeçare abuzuar seksualisht, analiza e ADN-së vërteton autorin

Analiza e ADN-së ka nxjerrë përfundimisht autorin e dyshuar të abuzimit seksual ndaj një vajze 12-vjeçare në Pogradec. Sipas informacioneve nga grupi hetimor, materialit gjenetik i fetusit përputhet plotësisht me atë të Rrushan Selkos, 67 vjeç, i cili kishte njohje të mëparshme me familjen e viktimës.

E mbrojtur nga prania e një psikologu, e mitura ka rrëfyer se ka qenë vazhdimisht e kërcënuar nga autori për të mbajtur ngjarjen sekrete.

Rasti i rëndë u bë publik më 30 dhjetor, pasi u konfirmua se e mitura ishte në javën e 22-të të shtatzënisë. Policia dhe prokuroria po punojnë për mbledhjen e të gjitha provave dhe dokumentimin e çështjes.

Autoritetet po e trajtojnë rastin me përparësi, duke u fokusuar në ofrimin e ndihmës mjekësore dhe mbështetjes psikologjike për të miturën. I dyshuari, Rrushan Selko, ndodhet aktualisht nën proces hetimor.

Scroll to Top