Enj. Nën 22nd, 2018

Vakanca në Gjykatën Kushtetuese, Meta dekreton shpalljen e procedurës së aplikimit

TIRANË, 9 nëntor.- Presidenti i Republikës, Ilir Meta, dekretoi sot shpalljen e procedurës së aplikimit për vakancën në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas njoftimit për shtyp të Presidencës, Ilir Meta dekretoi shpalljen e procedurës së aplikimit për emërim gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, për plotësimin e “Vakancës së parakohshme” të krijuar nga përfundimi përpara kohe i mandatit, të ish-gjyqtares Altina Xhoxhaj.

Presidenti Meta fton çdo person të interesuar që plotëson kushtet dhe kriteret e parashikuara në Kushtetutën e vendit “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të marrë pjesë në këtë procedurë të konkurrimit të hapur publik, për vakancën e mësipërme, për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Ky dekret i Presidentit Meta hyn në fuqi menjëherë.

Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj nuk arriti të kalojë Vetingun, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin e saj nga detyra, pasi ajo nuk justifikonte pasurinë. /k.s/e.caushi/

Kategori