Valentino, stilisti legjendar italian, ndërron jetë në moshën 93-vjeçare

Në moshën 93-vjeçare ndërroi jetë stilisti legjendar italian, Valentino.

Stilisti i famshëm italian i modës, Valentino Garavani, i njohur thjesht si Valentino, ka vdekur në moshën 93-vjeçare. Sipas një njoftimi të bërë publik në Instagram nga Fondacioni Valentino Garavani dhe Giancarlo Giammetti, ai u nda nga jeta në paqe në shtëpinë e tij në Romë, i rrethuar nga familja.

Fondacioni ka bërë të ditur se homazhet në nder të stilistit do të mbahen në Piazza Mignanelli më 21 dhe 22 janar. Më pas, ceremonia mortore do të zhvillohet të nesërmen në Bazilikën e Shën Marisë së Engjëjve dhe Martirëve në kryeqytetin italian.

Scroll to Top