Konflikti në Lindjen e Mesme / Vance: Nuk ka rrezik që Trump të përfshijë SHBA-në në një konflikt afatgjatë me Iranin
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, J.D. Vance, ka dhënë një deklaratë të re lidhur me konfliktin në Lindjen e Mesme. Duke iu referuar situatës me Iranin, Vance u shpreh se nuk ekziston asnjë rrezik që Donald Trump të angazhojë Shtetet e Bashkuara në një konflikt të zgjatur me Iranin.
“Unë ju garantoj se Presidenti i Shteteve të Bashkuara nuk është i interesuar të na përfshijë në konflikte afatgjata, si ato që kemi parë në të kaluarën,” tha Vance. “Unë e di se si Trump e trajton sigurinë kombëtare të vendit tonë. E njoh shumë mirë Presidentin; kur Presidenti i Shteteve të Bashkuara merr një vendim, është detyra juaj të ndihmoni që ky vendim të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm,” shtoi ai.
