Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 7 persona në lidhje me vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiu, pas një ndërhyrje dentare.
Mjeku i njohur Ronald Xhaxho dhe Marta Gina akuzohen për veprat penale “Vrasje nga pakujdesia” dhe “Mashtrim”, kryer në bashkëpunim.
Ndërkohë, Ina Xhaxho akuzohet për “Vrasje nga pakujdesia”, “Mashtrim” në bashkëpunim dhe “Ushtrim i aktivitetit të paligjshëm”.
