Die. Sht 23rd, 2018

Vdekja e dy të rinjve tek ish-uzina, kreu i bashkisë Kurbin: Qeveria të ndërhyjë menjëherë

KURBIN– Pas vdekjes së dy të rinjve Drilon Lamaj 27 vjeç dhe Dashamir Jahja 22 vjeç, pasi i zuri poshtë soleta e ish uzinës së Laçit teksa po tentonin të merrnin skrap, kreu i bashkisë së Kurbinit kërkon që qeveria të ndërhyjë menjëherë.

Në një prononcim për News24 dhe InfoPasqyra/BW, Artur Bardhi i ka bërë thirrje qeverisë për ndërhyrje, pasi sipas tij ish uzina e Laçit prej kohësh përbën një rrezik për ata që nxjerrin skrap dhe përmban helme.

“I bëj thirrje qeverisë, të ndërhyjë menjëherë. Ish uzina e Laçit përbën një rrezik të vazhdueshëm për ata që kërkojnë të nxjerrin skrap. Ish uzina është një zonë e kontaminuar me helme dhe e rrezikshme”- ka thënë kreu i bashkisë së Kurbinit.

(InfoPasqyra/BW)


-Kronikë – BalkanWeb.com

Kategori