Vdekja e foshnjës, mjeku procedohet në Durrës

Foshnja humb jetën, policia procedon mjekun në Durrës

Një mjek në Durrës është proceduar penalisht pas një kallëzimi nga një nënë, e cila pretendon se foshnja e saj ka vdekur pak orë pas lindjes për shkak të neglizhencës së mjekut.

Specialistët për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Durrës i kanë referuar materialet Prokurorisë, ku është ngritur procedimi penal ndaj shtetasit I. Sh., 43 vjeç, banues në Durrës, mjek pranë Spitalit Rajonal Durrës.

Sipas kallëzimit të shtetases A. B., ajo ka lindur foshnjën e saj në maternitetin e këtij spitali më datë 19.02.2026. Ajo pretendon se për shkak të neglizhencës së mjekut, foshnja ka humbur jetën pas disa orësh, njofton policia.

Scroll to Top