Vdekja e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Khamenei – Reuters

Reuters: Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei ka vdekur

Reuters raportoi se udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka vdekur. Sipas burimeve izraelite të cituara, udhëheqësi suprem ka ndërruar jetë pas sulmeve ajrore në Teheran dhe trupi i tij është gjetur nën rrënoja.

Ky lajm vjen pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi më herët se kishte “shenja në rritje” që Khamenei “nuk është më me ne”.

Megjithatë, nga Teherani nuk ka pasur konfirmim zyrtar. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, ka deklaruar për ABC News se udhëheqja e vendit është “shëndoshë e mirë” dhe se sistemi shtetëror po funksionon normalisht.

Sulmet ndaj Iranit janë ndërmarrë nga SHBA-ja dhe Izraeli, në një operacion të përbashkët që, sipas autoriteteve izraelite, ishte planifikuar prej muajsh. Presidenti amerikan Donald Trump ka theksuar se Irani nuk mund të ketë një bombë bërthamore.

Nga ana tjetër, Irani ka reaguar me sulme ndaj objektivave izraelite dhe amerikane në Lindjen e Mesme. Shpërthime janë raportuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrein dhe Katar. Sipas autoriteteve iraniane, qindra persona kanë mbetur të vrarë dhe të plagosur nga bombardimet.

Scroll to Top