25-vjeçarja konsumoi fostoksinë/ Shpallet në kërkim bashkëshorti i saj
Vdekja e Xhuana Nikollit, 25-vjeçares e cila ndërroi jetë në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës (QSUT) pas vetëhelmimit me fostoksinë, ka vënë në lëvizje autoritetet.
Familjarët e të ndjerës kanë kallëzuar pranë Komisariatit Nr. 2, se e reja ishte viktimë e dhunës sistematike nga bashkëshorti i saj, me iniciale E. F.
Mësohet se, ekspertiza ka konstatuar shenja dhune në trupin e 25-vjeçares, çka ka çuar në shpalljen në kërkim të bashkëshortit për veprat penale “dhunë në familje” dhe “shkaktim të vetëvrasjes”.
Policia ka ushtruar kontrolle në banesën e tij në Lezhë, por nuk ka mundur ta lokalizojë ende.
Nikolli, e cila kishte përfunduar studimet për Drejtësi, po përcillet me dhimbje nga miqtë e të afërmit.
