Vdekje e dyshimtë në Korçë: Moshuari gjendet pa jetë, dyshohet grabitje

I moshuari u gjet pa jetë në banesë nga fqinjët, dyshohet për grabitje

Një 78-vjeçar, identifikuar si Gëzim Vija, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Bulgarec të Korçës gjatë paradites së kësaj të mërkure. Sipas informacioneve, personat e parë që kanë konstatuar rastin kanë qenë fqinjët e të ndjerit.

Fqinjët kanë deklaruar se kanë vënë re dritaren e banesës së 78-vjeçarit të thyer dhe për këtë arsye kanë hyrë menjëherë brenda, ku e kanë gjetur atë pa shenja jete.

Menjëherë është njoftuar policia e Korçës. Blutë kanë konstatuar shenja dhune në banesë, duke ngritur dyshimin se këto dhunime mund të kenë sjellë edhe vdekjen e 78-vjeçarit.

Forcat e rendit po vijojnë hetimet dhe po punojnë mbi pistën e grabitjes, pasi dyshohet se nga banesa mungon një shumë parash.

Ndërkohë, trupi i pajetë i të moshuarit pritet të transportohet në morg për ekzaminime të mëtejshme.

Scroll to Top