Një i moshuar ka ndërruar jetë në një lokal në Durrës.
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit, ku një person i moshuar ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:20 në ambientet e një lokali.
I ndjeri, S. P., 73 vjeç, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, teksa ndodhej duke konsumuar kafe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përgatitjen e raportit përfundimtar.
Sipas informacionit nga policia vendore, “Rreth orës 08:20, ka humbur jetën në ambientet e një lokali në lagjen nr. 17, shtetasi S. P., 73 vjeç. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën, prej shkaqeve natyrale. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e rastit”.
