Vdekje pranë hekurudhës në Peqin

Një person është gjetur i pajetë këtë të shtunë pranë hekurudhës në afërsi të qytetit të Peqinit.

Viktima, i identifikuar si Bujar Mezini, rezulton të jetë rreth 60 vjeç. Rrethanat e vdekjes nuk dihen ende.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila ka dërguar trupin për ekspertizë për të zbardhur shkaqet e vdekjes.

Scroll to Top