52-vjeçar humb jetën në Durrës pas një goditjeje me grusht
Një 18-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi dyshohet se goditi me grusht një 52-vjeçar, i cili më pas ndërroi jetë.
Ngjarja tragjike ka ndodhur më 9 nëntor në fshatin Arapaj. Sipas policisë, viktima, identifikuar si S. F., 52 vjeç, pas goditjes me grusht nga i riu, L. Ç., 18 vjeç, ka rënë me kokë në tokë.
Pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmë mjekësore, 52-vjeçari humbi jetën më 10 nëntor rreth orës 22:00 në Spitalin e Traumës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit kanë nisur procedimin penal ndaj L. Ç. për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen.
