Një 35-vjeçar nga fshati Mlizë, Elbasan, është gjetur i mbytur në përroin që kalon pranë fshatit.
Viktimë është Florian Tahiri, i cili dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes.
Kërkimet për gjetjen e trupit kanë vijuar gjatë gjithë natës, dhe ai është zbuluar këtë mëngjes nga ekipet e zjarrfikëses dhe të emergjencave të Elbasanit.
