40-vjeçari vdes në Korçë pasi u hodh nga ballkoni para familjes
Një 40-vjeçar ka ndërruar jetë në repartin e reanimacionit të spitalit të Korçës këtë mëngjes. Viktima, i identifikuar si L. Meçollari, u gjet dje në rrugë dhe u dërgua në urgjencë për ndihmë mjekësore.
Sipas informacioneve të bëra publike, 40-vjeçari ishte në gjendje të dehur dhe raportohet se përdorte alkool dhe lëndë narkotike. Mëngjesin e sotëm, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua ndjeshëm, duke i marrë jetën.
Kujtohet se një muaj më parë, i ndjeri kishte tentuar t’i jepte fund jetës duke u vetëhedhur nga ballkoni i shtëpisë së tij, veprim ky që u dëshmua nga fëmijët dhe bashkëshortja.
Nuk raportohen shenja dhune në trupin e viktimës, dhe dyshohet se shkaku i vdekjes lidhet me përdorimin e alkoolit dhe lëndëve narkotike.
