I riu shqiptar humb jetën tragjikisht, 19-vjeçari bie nga kati i katërt
Një ngjarje tragjike u shënua mbrëmjen e së enjtes në Selanik, ku një 19-vjeçar nga Shqipëria humbi jetën pasi ra nga ballkoni i një banese në katin e katërt. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 në qendër të qytetit.
Sipas informacioneve, i riu, me origjinë nga Shqipëria, ra nga një apartament që ishte dhënë me qira afatshkurtër.
Në vendngjarje mbërriti menjëherë një autoambulancë e shërbimit emergjent, por fatkeqësisht 19-vjeçari kishte ndërruar jetë.
Hetimet paraprake për rrethanat e ngjarjes po kryhen nga efektivët e Komisariatit të Sigurisë së zonës “Lefkos Pyrgos”.
