60-vjeçari ndërron jetë pasi ra nga tarraca e hotelit
Një 60-vjeçar, i cili ra nga tarraca e një hoteli në Gjirokastër, ka ndërruar jetë në spital. Ngjarja ka ndodhur në Hotel Olimpik, i vendosur në kilometrin e dytë të aksit Gjirokastër–Tepelenë.
Viktima, i cili rezulton të jetë njëri nga bashkëpronarët e hotelit, ka rënë nga tarraca në rrethana ende të paqarta. Ai gjendej në tarracë dhe më pas ka rënë nga një lartësi prej rreth 15 metrash.
