LajmeneutralePlanet

Vdes Chen Ning Yang, fituesi i Nobelit në moshën 103-vjeçare

Ndërron jetën në moshën 103-vjeçare fituesi i Çmimit Nobel Chen Ning Yang

Chen Ning Yang, një nga fizikanët më të njohur në botë dhe laureat i Çmimit Nobel, ka ndërruar jetë në moshën 103-vjeçare në Pekin. Lajmi u bë i ditur nga agjencia kineze e lajmeve Xinhua, duke përmendur si shkak një sëmundje.

I lindur në vitin 1922 në Hefei, provinca Anhui të Kinës Lindore, Yang ishte një fizikan kinezo-amerikan, i cili dha kontribut të rëndësishëm në fushën e mekanikës statistikore dhe studimin e ligjeve të simetrisë në fizikën e grimcave elementare.

Yang u vlerësua me Çmimin Nobel për Fizikë në vitin 1957, së bashku me Tsung-Dao Lee.