Ndahet papritur nga jeta në moshën 52-vjeçare ipeshkvi i Vaut të Dejës
Ipeshkvi i Vaut të Dejës, Simon Kulli, është ndarë papritur nga jeta në moshën 52-vjeçare. Sipas burimeve, 52-vjeçari ka pësuar një goditje nga tensioni i lartë dhe ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur mëngjesin e sotëm.
Simon Kulli u emërua administrator i dioqezës së Sapës në Vau të Dejës në vitin 2016, ndërsa në vitin 2017 u emërua ipeshkëv i asaj dioqeze nga Papa. Ai zëvendësoi Imzot Luçiano Avgustinin, i cili gjithashtu u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme pas një sëmundjeje të rëndë.
Kisha Katolike e Shqipërisë pritet të dalë me njoftime zyrtare lidhur me ceremoninë e varrimit, ndërsa më pas do të shqyrtohet çështja e drejtuesit të ri të dioqezës.
Simon Kulli shërbeu me përkushtim për 9 vite me radhë, duke ia kushtuar jetën Zotit dhe besimtarëve.
