Veliaj: Kërkesë për shfuqizimin e arrestit në burg

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka kërkuar shfuqizimin e masës së arrestit në burg. Kërkesa e tij do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese.

Trupa prej 8 anëtarësh e Gjykatës Kushtetuese ka vendosur sot të shqyrtojë kërkesën e paraqitur nga Veliaj. Ky vendim erdhi pasi kolegji prej 3 gjyqtarësh nuk arriti të bënte një konsensus për këtë çështje.

Gjatë mbledhjes së gjyqtarëve, me shumicë votash u vendos që çështja të kalojë në seancë plenare.

Scroll to Top