Veliaj në Gjykatën Kushtetuese, seanca më 31 tetor 2025

LAJM I FUNDIT: Veliaj do të jetë i pranishëm në seancën në Gjykatën Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar zhvillimin e seancës plenare publike për shqyrtimin e kërkesës së ish-kryebashkiakut të Tiranës, e cila do të mbahet më 31 tetor 2025. Në këtë seancë do të jetë i pranishëm edhe vetë Erion Veliaj.

Sipas informacionit zyrtar të bërë publik nga ky institucion, njoftimi është dërguar më 9 tetor 2025. Gjykata ka njoftuar gjithashtu Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve më 13 tetor 2025, duke kërkuar marrjen e masave të nevojshme për shoqërimin e Veliajt në seancë.

Scroll to Top