Veliaj në gjyq: Mbrojtja e demokracisë, akuzat dhe mandati

Veliaj në sallën e gjyqit: A mund ta mbrojmë bashkë demokracinë?

Erion Veliaj e ka nisur fjalimin e tij me një thirrje drejtuar qytetarëve të Tiranës, duke u kërkuar atyre të mbrojnë demokracinë. Ai deklaroi se është denigruar dhe burgosur padrejtësisht, dhe se shkarkimi i tij nga detyra ishte kryer në kundërshtim me kontratën që kishte me 160 mijë qytetarë që e votuan.

“Kam pritur 9 muaj për këto 9 minuta. Çfarë kam bërë që të më rrëmbejnë dhe të më fusin në një qeli në një regjim burgosjeje? Kam përjetuar një periudhë të gjatë denigrimi dhe një përpjekje për të më poshtëruar, jo vetëm mua, por me përçmim ndaj votës, ndaj fuqisë që populli i jep republikës së tij. Jam burgosur si kryetar i bashkisë së Tiranës, qytetit më të madh të kombit tonë. Nuk jam këtu për të mbrojtur veten, pasi nuk kam kryer asnjë shkelje, por jam këtu për t’ju pyetur me respekt: A mund ta mbrojmë bashkë demokracinë kur ajo vihet në provë? Ky nuk është mandati im, por një besim, një kontratë që ma kanë dhënë qytetarët e Tiranës dhe do ta mbroj me të gjithë fuqinë time, nuk po mbroj një karrikë këtu!”, u shpreh Veliaj.

Scroll to Top