Gjykata e Tiranës ka vendosur që 14 personat e arrestuar pas protestës së opozitës të datës 10 shkurt, të paraqiten rregullisht në polici.
Prokuroria kishte kërkuar masa më të rënda për disa prej tyre: dy arrestime me burg, tre arrestime në shtëpi dhe detyrim paraqitje për nëntë persona.
Të arrestuarit dyshohen për vepra të ndryshme, duke përfshirë kundërshtim dhe veprime të dhunshme ndaj punonjësve të policisë, si dhe përfshirje në dëmtimin e pronës shtetërore. Gjithashtu, ata akuzohen për hedhjen e sendeve të rrezikshme (molotovë) drejt punonjësve të policisë dhe institucioneve shtetërore.
