Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Erion Veliajn sot

Gjykata Kushtetuese: Sot jepet vendimi për Erion Veliajn!

Gjykata Kushtetuese sot pritet të shpallë vendimin lidhur me ankimimin e Erion Veliajt, i cili kundërshtoi shkarkimin nga detyra si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Në një njoftim për mediat, sqarohet se sot në orën 17:00, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, do të bëjë një komunikim lidhur me vendimmarrjen për çështjen me kërkues Erion Veliaj. Ai ka kërkuar shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave, i cili e shkarkoi nga detyra e kryetarit të Bashkisë Tiranë.

Veliaj ka kërkuar gjithashtu shpalljen antikushtetues të dekretit të Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e 9 nëntorit. Sipas tij, mungesa e tij nga detyra për më shumë se 3 muaj është e justifikuar dhe nuk përbën arsye për shkarkimin.

Scroll to Top