Gjykata merr vendimin për Ballukun dhe vartësit e saj
Seanca në Gjykatën e Posaçme për Belinda Ballukun, kreun e ARRSH dhe KESH, ka përfunduar. Nuk ka pasur ndryshim nga masat e sigurisë që ishin marrë më parë.
Gjykata ka lënë në fuqi masën “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit” për Belinda Ballukun. Gjithashtu, është vendosur masa “arrest shtëpie” për Erald Elezin dhe Gentian Gjylin.
