Hën. Nën 19th, 2018

Vendosen rampa në Tiranë, Veliaj: Tirana në shërbim të PAK, lehtësojmë lëvizjen e çdo qytetari

Të gjithë trotuaret në kryeqytet do të jenë të pajisura me rampa për personat me aftësi të kufizuara, për të siguruar lëvizshmërinë pa pengesë për këtë kategori. Ndër punime të tjera në rrugët e kryeqytetit shqiptar, Tirana do të ketë edhe këtë risi.

Lajmi i mirë është dhënë nga kryebashkiaku Veliaj i cili ka garantuar se Tirana është në shërbim të PAK.

“Tirana në shërbim të PAK! Po ndërtojmë rampa në të gjithë rrugët ku mungonin, në mënyrë që të lehtësojmë lëvizjen e çdo qytetari”, shkruan Veliaj. Gjatë ditës së sotme një e tillë u vendos në Rrugën “Ismail Qemali” pranë Kryeministrisë

Përmirësimi i infrastrukturës për njerëzit me aftësi të kufizuara ka qenë një angazhim i kahershëm i kryebashkiakut Veliaj. Që në kohën kur ai ishte në krye të Ministrisë së Mirëqenies Sociale u angazhua për koordinimin e punës me të gjithë institucionet për të ndërhyrë në infrastrukturë për të lehtësuar lëvizjen dhe shërbimin e çdo qytetari.

InfoPasqyra/tch

Aktualitet – Top Channel

Kategori