Die. Dhj 9th, 2018

VENEZUELA – Atentat me dronë kundër presidentit Maduro

KARAKAS, 5 gusht /ATSH-AFP/ – Presidenti venezuelas, Nicolas Maduro i shpëtoi një atentati të kryer nga shumë drona të ngarkuar me eksplozivë, të shtunën në Karakas, njoftoi ministri i Komunikimit.

“Të paktën shtatë ushtarë janë plagosur gjatë këtij atentati dhe ndodhen në spital”, deklaroi ministri, Jorge Rodriguez.

“Bëhet fjalë për një atentat kundër vetë Nicolas Maduro”, theksoi Rodriguez pas incidentit ku vihej re Maduro, drejtpërdrejtë në televizionin qeveritar, të ndërpriste fjalimin që po mbante gjatë një ceremonie ushtarake në qendër të Karakasit. /G.S/

Kategori