Venezuela shpall gjendje të jashtëzakonshme pas sulmit

Venezuela shpall gjendjen e jashtëzakonshme pas bombardimeve në një bazë ushtarake

Një bazë ushtarake në Venezuelë u bombardua ditën e sotme, ndërsa sirena të sulmeve ajrore u dëgjuan edhe në kryeqytetin Karakas. Si pasojë, qeveria venezueliane ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Në një reagim zyrtar, theksohet se “një agresion i tillë kërcënon paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar, veçanërisht në Amerikën Latine dhe në Karaibe, duke rrezikuar seriozisht jetën e miliona njerëzve.”

Venezuela akuzon Shtetet e Bashkuara për këto sulme. Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen.

Scroll to Top