Die. Gus 19th, 2018

VENEZUELË – Maduro pranon ndihmën e FBI për të hetuar mbi atentatin

KARAKAS, 12 gusht /ATSH-AFP/ – Presidenti venezuelian, Nicolas Maduro i bëri një propozim SHBA-së duke i sugjeruar të bashkëpunonte në hetimin e asaj që ai e cilësoi atentat kundër tij dhe për të cilin akuzoi opozitën, që proteston kundër arrestimit të një prej drejtuesve të akuzuar për bashkëpunim.

“Nëse qeveria e SHBA-së ratifikon ofertën e bashkëpunimit të FBI për hetimin mbi lidhjet në Florida me planin e vrasjes (…), do të isha dakord për ardhjen e FBI në Venezuelë”, deklaroi presidenti socialist, gjatë një ceremonie.

Sipas tij, Florida strehon celula terroriste të drejtuara nga Osman Delgado Tabosky, që kanë aktivizuar shpërthimin e dy dronëve të ngarkuar me eksploziv gjatë fjalimit të tij para një parade ushtarake të 4 gushtit.

“Shpërthimi me dron para platformës presidenciale është aktivizuar që nga Florida”, denoncoi ai në një stacion radio-televiziv./
/ec/

Kategori