“Maduro ishte president i paligjshëm” – Kryeministri britanik, Starmer: Venezuelës i nevojitet tranzicion paqësor drejt demokracisë
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, u shpreh përpara gazetarëve këtë të hënë se dëshiron të shohë një “tranzicion paqësor drejt demokracisë” në Venezuelë.
“Ajo që ka ndodhur në Venezuelë është padyshim shumë e rëndësishme. Ne kemi mbështetur prej kohësh një tranzicion paqësor drejt demokracisë, sepse presidenti ishte i paligjshëm”, theksoi ai.
Starmer shtoi se e drejta ndërkombëtare duhet të jetë “spiranca” për të ardhmen e vendit, duke nënvizuar se “është detyrë e SHBA-së të paraqesë justifikimet e saj për veprimet që ka ndërmarrë”.
“Mbetet një situatë e ndërlikuar. Gjëja më e rëndësishme është stabiliteti dhe ai tranzicion paqësor drejt demokracisë”, përfundoi ai.
