Mër. Tet 17th, 2018

Veseli, thirrje partive opozitare të bëhen pjesë e dialogut me Serbinë

TIRANË, 9 tetor . – Kryeparlamentari Kadri Veseli ftoi partitë opozitare të bëhen pjesë e dialogut me palën serbe në Bruksel.

Por nënkryetari partisë Socialdemokrate, Dukagjin Gorani është kundër rezolutës së propozuar nga koalicioni qeverisës. Ai tha se vendimi për ekipin negociator dhe platformën shtetërore për dialogun, duhet të merret në Kuvendin e Kosovës.

”PSD rithekson qëndrimin e vet se një çështje e tillë duhet patjetër të përzgjidhet përmes debatit demokratik në Kuvendin e Republikës. Aty duhet të diskutohet platforma e përbashkët negociatore dhe rrjedhimisht të formohet ekipi negociator”, tha Gorani në një konferencë për media.

Ai kërkoi gatishmëri nga partitë politike për kompromis si kusht për unitet në dialogun me palën serbe, PSD kërkon mbikëqyrjen parlamentare të fazës së bisedimeve Prishtinë-Beograd. o/l/.j.p/

Kategori