Die. Dhj 16th, 2018

Vetingu, KPA cakton trupën gjykuese për gjyqtaren Nertina Kosova

TIRANË, 9 nëntor /ATSH- I. Vata/ – Kolegji i Posaçëm i Apelimit caktoi  trupit gjykues që do të gjykojë çështjen përket ankimit të Komisionerit Publik, kundër vendimit të KPK që lidhet me procesin e rivlerësimit të Nertina Kosova.

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit, Nertina Kosova.

Sot, Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesues: Sokol Çomo. Relatore:  Natasha Mulaj. Anëtarë: Ardian Hajdari, Luan Daci, Rezarta Schuetz.

Komisioneri Publik ka ushtruar ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit të  Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit  Nertina Kosova, magjistrat/gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, kandidate për anëtare të Këshillit të Lartë Gjyqësor. /a.g/

Kategori