Pre. Sht 21st, 2018

Vetingu për politikanët, Braçe: Jo për të mbyllur hallet e Bashës me Drejtësinë

TIRANË,6 shtator /ATSH- I. Vata/ – Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe deklaron se Vetingu për politikën duhet bërë sa më shpejt, por nëse legjitimon mosgjykimin e Lulzim Bashës për akuzën  e prokurorisë për abuzimet me rrugën Rreshen-Kalimash, apo vrasjen e katër shqiptarëve në 21 janar, Vetingu do jetë një tallje e madhe

Braçe shprehet se “Vetting për politikanët? Me qejfin më të madh të mundshëm sa më shpejt! Por, jo për të zgjidhur hallet e Lulzim Bashës, as për të mbyllur hallet e tij me Drejtësinë!”

Shqip, shton Braçe, duke vijuar “nëse Vetingu legjitimon mosgjykimin e Lulzim Bashës për akuzën e ligjshme, të provuar nga Prokuroria për abuzimet në prokurimin e rrugës Rreshen-Kalimash; Nese Vettingu legjitimon mos hetimin e Lulzim Bashës për akuzën e vrasjes së katër shqiptarëve të paarmatosur ne mes të bulevardit; atehere ai do te jete një tallje e madhe e përsëritur me shqiptaret!”. /j.p/

Kategori