Mër. Kor 18th, 2018

Vettel triumfon në shtëpinë e Hamilton, thellon diferencën me britanikun

vettel-barcelone-ii-750x410

Sebastian Vettel është fituesi i Çmimit të Madh të Silverstone-s në Britani.

Gjermani përfitoi nga një aksident në fillimin e garës për të marrë kryesimin, të cilin e humbi për disa xhiro për shkak të hyrjes së makinës së sigurisë.

Gjithsesi në xhirot e fundit piloti i “Ferrarit” fitoi duelin me Bottas duke marrë vendin e parë. Rikuperoi edhe Hamilton i cili u rendit menjëherë pas rivali të tij më të madh. Në podium u ngjit edhe Kimi Raikkonen, piloti tjetër i “Ferrarit”.

Nuk shkoi më shumë se vendi i katërt Bottas, i cili dy xhiro nga fundi udhëhiqte në ‘Silverstone’.

Kujtojmë që para kësaj gare Vettel udhëhiqte me +1 pikë nga Hamilton, ndërsa me fitoren e sotme arriti të thelloi më shumë diferencën, duke e çuar në 8.

(InfoPasqyra/BW)