Hën. Gus 20th, 2018

Vettingu, KPK konfirmon në detyrë prokurorin e “Bandës së Lushnjës”

Ka kaluar me sukses provën e “Vettingut”, Prokurori Arben Dollapaj, iI njohur mes të tjerash si prokurori i bandës së Lushnjës sepse ’97 e gjeti me detyrë në qytetin e Lushnjës, si prokurori që kërkoi dënime të ashpra në Gjykatën e Lartë për të pandehurit e Gërdecit.

Të premten e 3 gushtit ai doli në seancë dëgjimore, ku rezultoi i pastër në të tre komponentët e rivlerësimit.

Në seancën dëgjimore Komisionerët thanë se prokurori Arben Dollapaj ka punuar me ndershmëri dhe ka ruajtur të pastër figurën e prokurorit, një konstatim ky që tregon se raste si ai i Arben Dollapajt i detyron edhe vetë komisionerët të mos kursehen me fjalë të mira.

Edhe pasuritë e prokurorit, i cili garon për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë rezultojnë të justifikuara.

InfoPasqyra/tch

Aktualitet – Top Channel

Kategori