Mar. Kor 17th, 2018

Video/ Akrobaci të rrezikshme një hap nga avioni, fotoja e dy ukrainasve zemëron web-in

akrobatja ukrainase

Dy akrobatë ukrainas respektivisht Yullia Nos dhe Oleg Kolisnichenko kanë postuar në Instagram një foto ku shfaqen në një pozë të guximshme në Maho Beach.

Plazhi në Karaibe gjendet në ishullin e St Maarten dhe është i famshëm për uljen e avionëve të linjës vetëm pak metra nga plazhistët.

Vajza ka bërë vertikalen mbi kokën e shokut të saj, ku për pak ka rrezikuar ta kapë me këmbë rrotat e avionit.

Fotoja është postuar nga Oleg në rrjetin social dhe është bërë menjëherë virale.

Pavarësisht se asgjë nuk ka pasur qëllim të keq, ndjekësit në rrjetin social kanë kritikuar dy të rinjtë, pasi sipas tyre kanë vënë në rrezik jetën e tyre dhe atë të personave prezent në plazh.
(da.xha/InfoPasqyra/BW)