Mar. Nën 13th, 2018

VIDEO/ Bëri figurë të keqe në Botëror, në rrjete sociale nis fushata: Luaj si grua, jo si Neymar

Neymar jo vetëm që nuk arriti të udhëhiqte Brazilin drejt fitores së Botërorit, por në “Rusi 2018” bëri edhe një figurë të keqe sa i përket lojës “fair”, për shkak të stimulimeve të ekzagjëruara.

Për këtë arsye një video e shpërndarë në rrjetet sociale po merr shumë vëmendje. Në të shihet Bárbara Latorre, një futbolliste e Barcelonës, e cila dy vite më parë në një ndeshje kundër Espanyol injoron të gjitha ndërhyrjet dhe falë këmbënguljes arrin të shënojë gol.

Jo vetëm kaq, por ajo që e bën edhe më interesante këtë video është ajo çfarë shkruhet përbri saj: “Luaj si një grua, jo si Neymar”.

(e.k/InfoPasqyra/BW)


Sport – BalkanWeb.com

Kategori