Mar. Nën 13th, 2018

VIDEO/ Përfshihet nga zjarri një banesë në Tiranë, Veliaj: Mos lini golat e Anglisë t’ju vënë flakën

TIRANE- Një banesë në kryeqytet është përfshirë nga flakët. Ngjarja në fjalë është regjistruar në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë.

Kanë qenë banorët e pallatit ata që kanë sinjalizuar në numrin pa pagesë të shërbimit të zjarrfikëses, ndërsa kjo e fundit është nisur drejt vendit të ngjarjes. Falë ndërhyrjes së tyre u lokalizua zjarri.

Përmes një postimi në ‘Twitter’, kryebashkiaku Veliaj ka shprehur mirënjohjen për skuadrën, teksa i ka cilësuar ata si heronj të vërtetë. Veliaj ka kërkuar nga qytetarët që të tregohen të kujdesshëm.
“Teksa shumica po sheh kampionatin apo ka shkuar me pushime, Zjarrfikeset e @BashkiaTirane jane heronj te vertete! Shpeton shtepia tek rr. “Jordan Misja” fale nderhyrjes se guximshme! Bravo skuadra! Ju lutem mos lini golat e Anglisë t’ju vene flaken shpisë”, shkruan Veliaj.
(ed.me/InfoPasqyra/BW)


-Sociale – BalkanWeb.com

Kategori