Mar. Nën 20th, 2018

Video/ Tailandë, shpëtohen gjashtë fëmijët e parë, dy prej tyre dalin nga shpella Tham Luang

TAILANDE-Gjashtë nga 13 djemtë e bllokuar në shpellën e Tham Luang, në Tailandë, janë shpëtuar.

Dy prej tyre janë transportuar në spitalin më të afërt. Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare të autoriteteve lokale.

‘Katër të tjerët kanë arritur në dhomën tre dhe shpejt do të dalin nga kompleksi i shpellës’ tha zëdhënësi i ministrisë të mbrojtjes së Vendit Kongcheep Tantrawanit.‘Ata mund të dalin në këmbë’, shtoi ai.

Dhoma tre është vendi që u krijuar në brendësi të shpellës për ti asistuar grupit të djemve të mbetur në shpellën e përmbytur.

Djemtë janë nisur në një distancë prej 2 orësh nga njëri-tjetri, kështu që nëse gjithçka shkon mirë mund të dalin të gjithë brenda kësaj mbrëmje me orën tonë.
Operacioni i shpëtimit filloi këtë mëngjes (ora 5 me orën tonë), ku morën pjesë zhytës të specializuar të huaj, ekspertët më të mirë profesionistë të shpëtimit të ardhur nga SHBA, Kina, vetë Tailanda, Australia dhe Europa.
Një operacion ndërkombëtar që Navy Seal tajlandeze, mes të cilëve ishte edhe Saman Gunan, vullnetari heroik që humbi jetën tre ditë më parë në tentativën për të nxjerrë jashtë fëmijët e bllokuar, po e përmbyll me sukses.

13 ambulanca janë gati të japin ndihmën e parë në hyrje të shpellës. Sipas informacioneve të para njëri nga dy fëmijët ka nevojë për kurim urgjent.
(da.xha/InfoPasqyra/BW)
C_2_box_67157_upiFoto1F


Bota – BalkanWeb.com

Kategori