Mar. Nën 13th, 2018

VIDEO/ Tifozët nuk u falin zhgënjimin në Rusi, sulmojnë autobusin me futbollistët e Brazilit

Kombëtarja e Brazilit ka mbërritur në shtëpi pas eliminimit që pësoi nga Belgjika në çerekfinale të Botërorit dhe nuk është pritur aspak mirë.

Disa tifozë i kanë bërë pritë autobuzit me futbollistët e ‘seleçaos’ dhe kanë nisur ta qëllojnë atë me vezë dhe sende të forta.

Nga video e mëposhtme duket qartë irritimi i tifozëve të cilët prisnin nga kombëtarja e tyre që të shpallej kampione në “Rusi 2018”. Fatmirësisht nga ky incident nuk ka pasur të lënduar.

Pas disa çastesh autobusi i ‘larë’ me vezë është larguar edhe pse i dëmtuar.

Tifozet e Brazilit sulojnë autobusin e kombëtares on Vidnews.

(InfoPasqyra/BW)


Sport – BalkanWeb.com

Kategori