Viktima dhune: Letra e trishte e Xhuanës para vdekjes

Letër e trishtë: Çfarë shkroi 25-vjeçarja pas dhunës nga ish-bashkëshorti, para aktit fatal

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me rastin tragjik të Xhuana Nikollit, 25-vjeçares nga Lezha, e cila humbi jetën pasi konsumoi fostoksinë. Viktima ndërroi jetë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), ndërkohë që familjarët e saj kanë bërë kallëzim në Komisariatin nr. 2 ndaj ish-partnerit të saj, Eraldo Fizi.

Eraldo Fizi, i shpallur në kërkim nga policia, është kthyer nga jashtë vendit më 9 shkurt. Të njëjtën ditë, ai dyshohet se është takuar me ish-bashkëshorten e tij, Xhuana Nikolli, nga e cila ishte divorcuar vetëm tre muaj pas martesës së tyre të zhvilluar në qershor 2025. Gjatë këtij takimi, Fizi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Pas ngjarjes së rëndë, policia ka kryer këqyrjen e trupit të pajetë të 25-vjeçares. Gjatë ekzaminimit janë konstatuar shenja të rënda dhune në pjesën e kokës, fytyrës dhe në njërën dorë.

Në kallëzimin e bërë nga familjarët, ata pretendojnë se e reja është dhunuar në mënyrë brutale nga Fizi. Para se të ndërmerrte aktin fatal, 25-vjeçarja kishte lënë një letër.

Sipas burimeve, në letër ajo shprehte dëshirën që personat që i kishin shkaktuar vuajtje të mos e lëndonin më. Në fund të saj, ajo u kërkonte falje nënës dhe babait.

Scroll to Top