Viktima nga sulmet ruse në Ukrainë, 6 të vdekur, 2 fëmijë

Bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Ukrainë rëndohet, duke shkuar në gjashtë numri i personave të humbur, mes tyre dy fëmijë.

Të paktën gjashtë persona, përfshirë dy fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e një vale të re sulmesh intensive me dronë dhe raketa nga forcat ruse në disa qytete të Ukrainës, njoftoi Presidenti Volodymyr Zelensky.

21 persona të tjerë janë plagosur gjatë natës, në një tjetër episod dhune që, sipas Zelensky-t, tregon se Moska nuk po përballet me presion të mjaftueshëm ndërkombëtar për t’i dhënë fund agresionit të saj.

Sulmet goditën kryesisht kryeqytetin Kiev, i cili përjetoi për herë të parë sulme të tilla që nga 28 shtatori. Një dron goditi një ndërtesë banimi shumëkatëshe, duke lënë të vdekur një çift në të 60-at. Katër viktima të tjera u raportuan në rajonin e gjerë të Kievit, përfshirë një foshnjë gjashtëmuajshe, një vajzë 12-vjeçare dhe një grua.

Scroll to Top