Bilanci i viktimave nga përmbytjet në Vietnam rëndohet, arrin në 90, 12 persona ende të zhdukur.
Numri i personave që kanë humbur jetën nga përmbytjet e mëdha në Vietnam është rritur në 90, ndërsa 12 të tjerë vazhdojnë të rezultojnë të zhdukur. Ky njoftim u bë nga Ministria Vietnameze e Mjedisit, pas disa ditësh me reshje të rrëmbyeshme dhe rrëshqitje të dheut.
Sipas autoriteteve, situata më e rëndë është regjistruar në provincën malore qendrore të Dak Lak, ku mbi 60 nga viktimat kanë humbur jetën që prej datës 16 nëntor. Dhjetëra mijëra shtëpi janë përmbytur, ndërsa banorët po përballen me mungesë energjie, ujë të pijshëm dhe ndihma emergjente.
Ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë operacionet për gjetjen e të zhdukurve dhe evakuimin e familjeve të bllokuara.
