Të paktën 108 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve të cilat kanë prekur kryeqytetin e Kenias, Nairobi, dhe zona të tjera të vendit në fundjavën e kaluar.
Reshjet e dendura, të cilat filluan më 6 mars, kanë shkaktuar përmbytje të menjëhershme. Lumenjtë kanë dalë nga shtrati, duke përmbytur banesa dhe duke dëmtuar infrastrukturën rrugore, si dhe shërbimet e energjisë dhe ujit, raporton Reuters.
Sipas zyrtarëve, mbi 2,700 familje janë zhvendosur në të gjithë vendin.
