Numri i viktimave nga cikloni Ditwah në Sri Lanka ka shkuar në 465.
Si pasojë e rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve të shkaktuara nga cikloni Ditwah në Sri Lanka, numri i të vdekurve ka arritur në 465. Ky informacion u bë i ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore.
Sipas deklaratës, “366 persona të tjerë rezultojnë ende të zhdukur”.
Forcat e shpëtimit po vazhdojnë operacionet e kërkimit dhe ofrojnë ndihmë për banorët e zonave të prekura.
