Viktimat nga përmbytjet në Azi: Mbi 1000 të vdekur, ushtria në ndihmë

Mbi 1 mijë viktima nga përmbytjet në Azi, ushtria angazhohet për të ndihmuar personat e prekur.

Sri Lanka dhe Indonezia kanë angazhuar personel ushtarak për të ofruar ndihmë personave të prekur nga përmbytjet. Sipas mediave ndërkombëtare, stuhia ka shkaktuar më shumë se 1,000 viktima dhe qindra të zhdukur në katër vende aziatike.

Shira të rrëmbyeshëm kanë përfshirë të gjithë Sri Lankën, ishullin e madh të Sumatrës në Indonezinë perëndimore, si dhe Tajlandën jugore dhe Malajzinë veriore.

Presidenti indonezian, Prabowo Subianto, deklaroi se “prioriteti i qeverisë tani është dërgimi i menjëhershëm i ndihmës së nevojshme”.

Scroll to Top