Një 78-vjeçar nga Korça, i cili u përplas nga një makinë gjatë udhëtimit me biçikletë, humbi jetën pas dy ditësh në spital.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Sovjan. I moshuari ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Korçës, ku po merrte mjekim pas aksidentit.
Ai u godit nga një automjet teksa po lëvizte me biçikletë në rrugën nacionale Korçë – Pogradec, pranë fshatit Sovjan. Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është arrestuar nga policia.
