Vinicius Jr. te Manchester City? E ardhmja varet nga Guardiola

Mançester Siti vlerëson blerjen e Vinicius, e ardhmja varet nga Guardiola

E ardhmja e Vinicius Jr. duket se do të jetë larg Real Madridit, pasi largimi nga “Santiago Bernabeu” në verë është aktualisht në diskutim.

Gazetari spanjoll Hoze Miguel Vilarroja raporton se në Angli po qarkullojnë zëra se Mançester Siti synon të transferojë yllin brazilian. Sipas Vilarrojës, drejtuesit e klubit anglez kanë kontaktuar lojtarin për ta bindur atë që të mos nënshkruajë një kontratë të re me “Los Blancos”.

Për më tepër, sipas po të njëjtit gazetar, ardhja e Vinicius Jr. te Siti mund të varet edhe nga qëndrimi i Pep Guardiolës si trajner i këtij të fundit. Nëse tekniku spanjoll nuk vazhdon kontratën me Sitin, atëherë një transferim i Vinicius Jr. mund të vihet në dyshim.

Duhet theksuar se lojtari ka kontratë me Real Madridin, ndërsa vlera e tij në tregun e transferimeve vlerësohet deri në 150 milionë euro.

Scroll to Top