Vjedhje e pazakontë eshtrash në Lushnjë, hetim i hapur

Vidhen eshtrat e një personi të ndarë nga jeta para 17 vitesh

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Lushnjës, ku janë vjedhur eshtrat e një personi të ndarë nga jeta prej 17 vitesh. Sipas informacioneve paraprake, autorët kanë hapur një tunel të madh nën tokë për të depërtuar në varr, çka tregon për një veprim të mirëmenduar dhe organizuar.

Ngjarja ka ndodhur në varrezat e qytetit dhe u zbulua nga punonjësit e mirëmbajtjes së tyre. Pas njoftimit të marrë, shërbimet e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve.

Scroll to Top